Spanja drejt bllokadës nga coronavirusi, nga sot mbyllen parqet me lojëra e kafenetë

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Shkaku i situatës së krijuar nga coronavirusi, autoritetet spanjolle janë duke shqyrtuar që të bllokojnë Madridin, duke qenë se numri i rasteve ka shkuar mbi 2000.

 José Luia Martínez-Almeida ka thënë se nuk përjashton bllokimin e qendrës, derisa ka shtuar se një gjë e tillë nuk pritet të ndodh menjëherë.

Kryetari i Bashkisë së Madridit gjithashtu ka pezulluar lejet për terraca dhe ulëse të kafeneve në kryeqytet duke iu kërkuar pronarëve që t’i mbyllin ato përpara se ta marrin ndonjë vendim të detyrueshëm.

Tutje Almeida ka treguar se do të duhet të ndërmerren masa të rrepta për të ndaluar përhapjen e coronavirusit, duke treguar se nga sot do të mbyllen parqet me lojëra për fëmijët, shkruan The Guardian.

Situatë më e mirë nuk është as në Kataloni. Qeveria rajonale atje ka urdhëruar rreth 70 mijë njerëz në rajonin e Barcelonë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për dy javë, pas rritjes së madhe të coronavirusit në atë zonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme