Spanja mund të lejojë mbajtjen e referendumit rajonal në të ardhmen

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 17:30 | Nga

Spanja është duke shqyrtuar ndryshimet kushtetuese që mund të lejojnë rajonet e këtij vendi të mbajnë referendum për pavarësi në të ardhmen, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Alfonso Dastis.

Në një intervistë për BBC-në, Dastis ka thënë që mund të mbahet një votim në të gjithë vendin lidhur me këtë çështje.

Kjo lëvizje vjen pas zhvillimeve të fundit në Kataloni, ku qeverisja rajonale është shkarkuar pas shpalljes se njëanshme të pavarësisë.

Ndërkohë në këtë vend janë zhvilluar protesta lidhur me dënimet për ish liderët e këtij regjioni.

Ndërsa Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka thënë që deklarata e pavarësisë ishte jo-kushtetuese dhe e pavlefshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme