Spanja shënon rënie të numrit të viktimave për 24 orë

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë janë regjistruar 301 të vdekur nga koronavirusi, 30 më pak se një ditë më parë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të Covid-19 në këtë shtet shkoi në 23,822, ndërsa numri i të infektuarve në 210,000.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, sot do të japë shpjegime për planin e Spanjës për të dalë nga izolimi, për të cilin është thënë se do të jetë gradual dhe josimetrik, shkruan “The Guardian”,.

Ministri i shëndetësisë, Salvador Illa, ka sugjeruar që lehtësimi i masave të bëhet ngadalë dhe me grupe të ndryshme të njerëzve, duke caktuar orare të ndryshme të daljes për perosnat e moshuar dhe për familjet me fëmijë.

Duke filluar nga e diela e kaluar, fëmijët spanjollë u lejuan të dalin jashtë nën shoqërimin e të rriturve, ndërsa nga kjo e shtunë, të gjithë do të kenë të drejtë të dalin jashtë për të bërë ushtrime.

Sipas disa hulumtimeve përmes aplikacioneve në telefona, shumica e spanjollëve i ka respektuar masat kufizuese. Rreth 95 për qind e tyre nuk kanë dalë nga lagjja, ndërsa 30 milionë persona nuk kanë shkuar më larg se 500 metra nga shtëpitë e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme