Për ditëlindjen e saj të 4-të, SPAR me 10 qershor, hapi pikën e 9-të me radhë në zemër të Prishtinës, duke shënuar suksesin e radhës dhe duke sjellur një shërbim dhe eksperiencë të jashtëzakonshme për të gjithë konsumatorët e saj. SPAR edhe këtë here sjell një ambient modern dhe miqësor, shumëllojshmëri të mbi 1500 artikujve SPAR, të cilat mund t’i gjeni ekskluzivisht vetëm në marketet SPAR, produkteve të freskëta, të shëndetshme, pa gluten, si dhe këndin e mishit e peshkut të freskët, djathërave e ullinjëve të përzgjedhur me shumë kujdes.
SPAR Natural, SPAR Eko, SPAR No1 janë disa nga linjat më të veqanta të produkteve që SPAR ofron.
Gjithashtu klientët mund të shijojnë kafenë dhe pjekurinat e sapo dala nga furra në ambientin e ngrohtë të këtij marketi.
Ky market SPAR është realizuar sipas standardeve më të fundit në tregtinë moderne duke kombinuar praktikat ndërkombëtare dhe njohuritë vendore për të sjellur diçka të veçantë, një ambient bashkëkohor dhe mikpritës me dizajn të rafinuar, rafte mirë organizuara që klientët të ndihen rehatshëm dhe këndshëm duke bërë përvojën e blerjes më të lehtë për të gjithë.
Ditët e para të hapjes ju presin me shumë surpriza dhe një sërë ofertash më të mira për të gjithë klientët.
Njëherit, për nder të kampanjës së ditëlindjes SPAR ka organizuar lojë shpërblyese për të gjithë konsumatorët e saj, duke ofruar premi kryesore Huyndai I10.