Përpjekja për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale nuk i ka lëkundur Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilat përbëjnë emërtimin zyrtar për Gjykatën Speciale, shkruan sot Koha Ditore.
Përderisa në Kosovë është paralajmëruar të ndërmerret iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Specialen, institucionet që derivojnë prej tij kanë thënë se janë të fokusuar në përmbushjen e mandatit të tyre, bazuar në amendamentin kushtetues dhe ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës.
“Dhoma e Posaçme e Kosovës është e fokusuar në zbatimin e mandatit të vet në përputhje me Ligjin e miratuar mbi Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar, si dhe në përputhje me amendamentin kushtetues…