Specialistja e Pedodoncisë, Aida Rexhepi, në krye të Bordit të ShSKUK-së

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Specialistja e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive, Aida Rexhepi, nga java e kaluar është përzgjedhur kryesuese e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Uninversitar të Kosovës.

“Po, javën e kaluar e kam marrë detyrën si kryesuese e Bordit të ShSKUK-së”, e konfirmoi ajo për Gazetën Shneta.

Ajo përfaqëson Qendrën Stomatologjike Universitare të Kosovës – QSKUK.

Emërimi i kryesuesit të Bordit Drejtues është i bazuar në Ligjin për Shëndetësië, neni 64, në të cilin thuhet se Brodi Drejtues udhëhiqet nga kryesuesi me mandatë një vjeçarë, i cili zgjidhet sipas rotacionit e anëtarëve të saj.

Në vitin e parë në krye të këtij bordi ka qenë përfaqësuesi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, vitin e dztë përfaqësuesi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ndërsa këtë vit përfaqësuesi nga QSKUK.

Bazuar në Vendimin, Nr.01/17, të datës: 27.03.2020, të Kryeministrit të Republikës së Kosovës është formuar Bordi i ri Drejtues i SHSKUK-së në këtë përbërje:

Dr. Agreta Gecaj- Gashi – përfaqësuese nga QKUK

Dr. Xhevat Jakupi – përfaqësues nga IKSHP-ja,

Dr. Aida Rexhepi – përfaqësuese nga QKSUK-ja,

Dr. Naim Hoxha – përfaqësuese nga Spitalet e Përgjithshme,

Dr. Vjollca Kadolli – përfaqësuese nga Asociacioni i Komunave,

Z. Enver Gashi – Anëtar, drejtor financiar/ ekspert i ekonomisë dhe menaxhmentit shëndetësor, i përzgjedhur me konkurs publk, si dhe,

Z. Fahredin Majkovci, sekretar i Bordit Drejtues, i përzgjedhur me konkurs publik.

Të ngjashme