Specialja gati për procedura gjyqësore

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 13:39 | Nga

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë për shtatë ditë do të jetë e gatshme për punë gjyqësore dhe procedura gjyqësore.

Kështu mëson Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe. Kjo pasi të mërkurën në selinë e Gjykatës në Hagë është rënë në përfundim se nëntë rregullat e diskutueshme paraprakisht janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Tani varet nga Zyra e Prokurorit të specializuar, se kur do të nisin procedurat dhe të ngriten aktakuzat.

Rregullat që ishin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, kishin të bënin me mungesën e gjyqtarëve, bazat e masave të posaçme hetimore, kërkimi dhe konfiskimi nga ana e prokurorëve special, ekzaminimi ekspertëve.

Në prill 2017, është vlerësuar se nëntë nga 208 rregullat të dokumetit kyç për procese gjyqësore Rregullat e Procedurës dhe Provave, nuk ishin në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, dhe në ndërkohë erdhi deri tek amendamentimi i tyre, transmeton Klan Kosova

Rregullat e Procedurës dhe Provave u miratuan në mars të vitit 2017 në seancën plenare të gjyqtarëve ndërkombëtarë të kësaj gjykate, pasi duke pritur për përcaktimin e mëvonshëm të kushtetutshmërisë së këtij dokumenti.

Ky dokument thekson mbrojtjen e dëshmitarëve, viktimave dhe personave të tjerë në rrezik për shkak të dëshmisë apo bashkëpunimit me këshillat e Specializuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme