Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bashkim Gashi, i cili kishte marrë ftesë që sot të dalë para Zyrës së Prokurorisë Speciale me seli në Hagë, ka refuzuar të paraqitet para këtij organi.
OVL-ja ka kërkuar nga Gashi ta pranojë këtë ftesë, me qëllim që të mos rrezikohen edhe të ftuarit tjerë. Ndërkohë para Speciales gjatë këtij muaji do të dalin edhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së, shkruan sot gazeta Zëri.
Pas refuzimit të ftesës së Gjykatës Speciale nga ish-eprori i UÇK-së Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e kuqe”, edhe një ish-luftëtar tjetër i UÇK-së ka refuzuar ftesën e këtij organi. Bashkim Gashi, i cili ishte luftëtar i UÇK-së në zonën e Suharekës, kishte marrë ftesë që të paraqitet para Prokurorisë Speciale me seli në Hagë, më 24 shtator, por ka vendosur të mos e pranojë këtë thirrje.