Specialja do të mbështetet edhe në “dosjet e vjetra”

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 08:07 | Nga

Të akuzuarit e Gjykatës Speciale mund të përballen me dëshmitarë, ballafaqimi me të cilët nuk do t’u mundësohet. Kjo, për shkak se dëshmi të vjetra mund të përdoren kundër tyre.

Dosja për ta do të ndërtohet edhe me dëshmi, mbi bazën e të cilave është hartuar raporti i senatorit Dick Marty, dokument ky që mban vulën e Këshillit të Evropës. Specialja do t’i konsiderojë edhe deklaratat dhe provat që janë trajtuar menjëherë pas lufte nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë, pastaj nga gjykatat e Kosovës, e madje edhe nga gjykatat në Serbi. Ato kërkohet të jenë përkatëse për vepra penale brenda juridiksionit lëndor të Speciales.

e mundëson Rregullorja e Procedurës dhe Provave e Dhomave të Specializuara, e cila brenda pak ditësh pritet të hyjë në fuqi. Rregullorja ishte konfidenciale. Së fundmi i është hequr ky status sigurie. Ajo është miratuar në seancë plenare, por disa rregulla të saj janë shpallur jokushtetuese. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme