Specifikimet e plota dhe pamjet e orës së mençur Samsung Galaxy Watch Active 2

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Tani për tani ende nuk është e qartë nëse Samsungu po planifikon ta lansojë Galaxy Watch Active 2 së bashku me linjën Note10 më 7 gusht, por kjo po bëhet një opsion gjithnjë e më logjik, pasi që po shfaqen gjithnjë e më shumë informacione të rrjedhura rreth orës së mençur. Ose kjo mund të ndodhë disa ditë më herët, siç sugjerohet nga renderët më të rinj të rrjedhur, të siguruar nga @evleaks, raporton GSMArena.

Thashethemet e reja i konfirmojnë edhe disa specifikime, ndërsa njëkohësisht e zbulojnë atë që nuk e dinim deri më tani për pajisjen e bartshme. Watch Active 2 do të duhej të jetë në dispozicion në madhësi prej 40mm dhe 44mm me ekrane prej 1.2 dhe 1.4 inçësh, shkruan KOHA Ditore. Të dy ekranet janë Super AMOLED me mbrojtje Gorilla Glass DX+ dhe ofrojnë rezolucion prej 360 x 360p.

Modeli më i vogël e ka një madhësi prej 31 gramësh, ndërsa ora më e madhe do të peshojë 36 gramë. Shtëpiza do të jetë prej alumini ose çeliku të pandryshkshëm dhe do t’i përmbushë standardet e qëndrueshmërisë MIL-STD 810G.

Samsungu do ta pajisë orën me një kornizë të ndjeshme ndaj prekjes, me opsionin e swapimit për navigim përmes interfejsit të përdoruesit, ndërsa mund të përdoret si alternativë edhe ekrani me prekje.

Galaxy Watch Active 2 do ta implementojë çipsetin Samsung Exynos 9110 (ashtu si edhe paraardhësi), me 768MB RAM në modelin Bluetooth-only ose 1.5GB RAM në variantin LTE. Të dyja versionet do të kenë 4GB hapësirë për ruajtje.

Modeli 40mm do të ketë bateri prej 247mAh, ndërsa modeli 44mm do të përdorë bateri prej 340mAh. Janë të pranishme përkrahja për EKG dhe detektim të rrëzimit. Watch Active 2 ka Bluetooth 5.0, gjë që do të duhej potencialisht ta përmirësojë gamën e mbulueshmërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme