Spitalet kosovare po ballafaqohen me mungesë të infermierëve, ndonëse mijëra pacientë në ditë i frekuentojnë Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe spitalet tjera rajonale, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ministria e Shëndetësisë në tre muajt e parë të këtij viti ka punësuar 60 infermierë, por vlerësohet se spitalet kanë nevojë për 500.
“Spitalet kanë nevojë për 500 infermierë, megjithatë pavarësisht nevojave për infermierë Ministria e Shëndetësisë këtë vit nuk ka plotësuar as gjysmën e tyre. MSH-ja në tre muajt e parë të këtij viti ka punësuar 60 infermierë”, pati thënë më herët për “Zërin” Shemsi Veseli, anëtar i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.