​Agjenti: Cardiffi, fajtor për vdekjen e Emiliano Salas

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Agjenti i futbollit, Willie McKay, beson se Emiliano Sala ishte braktisur nga Cardiff City dhe ishte detyruar që ta organizonte vet udhëtimin me aeroplan, që ia mori jetën.

I biri i McKay, Mark, ishte agjent i Nantes në marrëveshjes për transferimin e futbollistit, i cili vdiq për shkak të rrëzimit të aeroplanit, muajin e kaluar.

Willie McKay e kishte organizuar udhëtimin me aeroplan, që përfundoi me vdekje për Salan, 28-vjeçar, dhe për pilotin David Ibbotson, pasi aeroplani u rrëzua mbi Kanalin Anglez.

Cardiffi i ka mohuar akuzat dhe pretendimet që ata nuk kishin pranuar t’ia organizojnë udhëtimet Emiliano Salas, duke thënë se kishte qenë vet futbollisti ai që nuk pranoi të udhëtonte me aeroplan publik.

Trupi i Salas, i cili u transferua nga Nantesi në Cardiff më 19 janar, u gjet në rrënojat e aeroplanit të llojit Piper Malibu N26489, 13 ditë pasi aeroplani ishte zhdukur. Trupi i pilotit nuk është gjendur ende.

“Pronari i Cardiffit [Neil Warnock] e telefonoi të birin tim dhe ai i tha të fliste me mua. Niel më tha se zyrtari i tyre ishte duke pritur për Emilianon që të arrinte, mirëpo ai nuk kishte ardhur ende. Ata ishin tejet të frikësuar”, ka thënë McKay.

“Askush në Cardiff nuk po ndërmerrte ndonjë veprim. Ishte turpëruese. Ata e blenë një lojtar për 17 milionë euro dhe pastaj e lanë të vetëm në një hotel, për ta kërkuar një biletë aeroplani në kompjuter. Cardiffi e zhgënjeu veten”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme