​Hazard: Jemi gati të luftojmë për një vend në top katërshe

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Eden Hazardi e ka cilësuar garën për një vend në top katërshe të Premierligës si një luftë të vështirë, mirëpo ka insistuar se Chelsea do të luftojë për ta arritur këtë gjë deri në fund të sezonit.

“Të kaltrit” i morën me vështirësi tri pikët e ndeshjes të së dielës, kundër Fulhamit, për t’iu afruar Arsenalit, të cilët barazuan me rezultat 1:1, në ndeshjen kundër Tottenhamit.

Skuadra e Maurizio Sarrit është vetëm dy pikë larg Manchester Unitedit, që pozicionohet në vendin e katërt në tabelën e Premierligës, mirëpo londinezët e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar se “Djajtë e kuq” dhe “Topçinjtë”.

“Ne biseduam në zhveshtore, së bashku, për ndeshjen Arsenal – Tottenham. Që të dy skuadrat i humbën nga dy pikë. Gara për top katërshe është një luftë e vështirë sepse nuk jemi vetëm katër ekipe, por jemi gjashtë”, ka thënë Hazard.

“Tani ne i kemi edhe 11 ndeshje për t’i zhvilluar deri në fund të sezonit. Do të tentojmë t’i marrim të gjitha ekipet. Në luajtëm mirë [kundër Fulhamit] dhe i morëm tri pikë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme