​Kampionia në WWE kërkon që gratë dhe burrat të garojnë kundër njëri-tjetrit

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Super luftëtarja e WWE-së dhe njëra ndër kampionet e para të Tag Team të grave, Bayley, ka sugjeruar që të kthehen meçet mes burrave dhe grave në WWE.

Duke folur të hënën para garës Raw, Bayley sqaroi se ajo dëshiron që gratë dhe burrat të garojnë për të njëjtin titull në WWE dhe në fund të shpallet vetëm një kampion, ashtu siç kishte qenë më herët.

“Do të doja shumë që meçet ndërgjinore të zhvilloheshin përsëri. Kjo gjë ka ndodhur në të kaluar, me Lita, The Hardy Boys, Eddie Guerrero, Chyna e Nia Jax në Royal Rumble. Ka mundësi të ndodhë kjo gjë dhe unë dua ta kem një rol në të”, ka thënë Bayley.

“Mendoj se burrat janë po aq të emocionuar për gratë dhe janë duke na shtyrë. Sapo e sheh që dikush po e jep maksimumin në ring dhe po merr vëmendje, kjo i shtyn të gjithë. Burrat kanë qenë shumë mbështetës për të gjitha mundësitë që i kemi pasur deri më tani”.

Mirëpo, së pari Bayley do të përballet me Jax të shtunën. Kjo dyshe është përballur edhe shumë herë të tjera gjatë vjetëve të fundit.

“Ajo është e fuqishme, është me të vërtetë e fuqishme. Ajo e ka epërsinë e madhësisë dhe ne kemi pasur shumë beteja, por unë nuk e kam mposhtur kurrë me të vërtetë. Mund të mësoj shumë teknika, por fuqia e saj do të jetë gjithmonë më e madhe se e imja”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme