Abramovich i vetëdijshëm për klauzolën e Jardim, e do atë te Chelsea

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 12:42 | Nga

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich e di se ai mund të blejë Leonardo Jardim nga kontrata e tij në AS Monaco.

Chelsea ka bërë kontakt me trajnerin portugezë për të regjistruar interesin e tyre për ta sjellë atë në Londër në fund të këtij sezoni.

Bisedimet e kompensimit me trajnerin aktual të Bluve, Antonio Conte, tashmë janë duke u zhvilluar, me italianin që pritet të largohet këtë verë.

Jardim është ndjekur nga përfaqësuesit e Bluve dhe Abramovich e di se ai mund ta ‘rrëmbej’ atë nga skuadra franceze.

Kjo pasi klauzola e blerjes së trajnerin Jardim prej 7.5 milionë eurosh është simbolike për Chelsean.

Kontrata e trajnerit 43-vjeçar me Monacon është e vlefshme deri në vitin 2020.

Ndryshe, Jardim është shumë i kërkuar nga klubet e mëdha evropiane pas punës së mirë të bërë te Monaco.

Portugezi po kërkohet edhe nga Arsenali në Ligën Premier dhe nga Real Madridi në rast largimi të Zinedine Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme