Agjenti i Camavinga thotë se kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Real Madridin

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Jonathan Barnett është agjent i mesfushorit të Rennes, Eduardo Camavinga, i cili po kërkohet me ngul nga Real Madridi.

Barnett ka thënë se ai ka një marrëdhënie të mirë pune me Los Blancos.

Camavinga, i konsideruar si një nga lojtarët më perspektiv në futbollin evropian, ndërroi agjentë vetëm disa javë më parë, duke u bashkuar me Grupin Stellar, të udhëhequr nga Barnett.

“Ne kemi zhvilluar një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe do të punojmë ngushtë me babanë dhe familjen e Eduardo dhe mbi të gjitha për Eduardon”.

“Gjëja më e rëndësishme është të veprojmë në interesin më të mirë të [Eduardo]. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Real Madridin”.

Lojtarit francezi i mbaron kontrata e tij me Rennes në qershor 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme