Agjenti i Dybalas ndodhet në Itali për të biseduar me Juven për kontratën

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Agjenti i Paulo Dybalas ka arritur në Itali për të biseduar me Juventusin lidhur me kontratën e re – njofton Goal.

Sulmuesi argjentinas ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në qershor të vitit 2022, ashtu që klubi është i interesuara ta rinovojë atë.

Arritja e marrëveshjes së re për 27-vjeçarin është bërë një top-prioritet për Bianconerët, të cilët duan ta zgjidhin sa më shpejtë këtë çështje.

Trajneri i rikthyer te Juve, Massimiliano Allegri, e do Dybalan nën urdhrat e tij për një kohë më të gjatë dhe për këtë e ka njoftuar klubin.

Përfaqësuesi i lojtarit, Jorge Antun, ndodht në Itali për t’i vazhduar bisedimet me përfaqësuesit e Juves, mirëpo fillimisht është i detyruar të qëndrojë në karantinë për 10 ditë, ashtu që mund të kontaktojë vetëm në mënyrë virtuale.

Dybala përfiton rreth shtatë milionë euro në vit aktualisht dhe pritet që kjo pagë të rritet në tetë apo nëntë milionë me kontratën e re. /Telegrafi

Të ngjashme