Ekonomia Online
FUNDIT

Jashari mund të largohet nga Milani dhe t’i bashkohet gjigantit tjetër italian

Jashari mund të largohet nga Milani dhe t’i bashkohet gjigantit tjetër italian

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi është i interesuar për mesfushorin e Milanit, Ardon Jashari, i cili ka pasur një sezon debutues të vështirë në “San Siro”. Juventusi po kërkon një mesfushor qendror të ri për verën e ardhshme dhe, sipas raportimeve, Jashari është një nga emrat në listën e “bardhezinjve”. Klubi po monitoron situatën […]

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi është i interesuar për mesfushorin e Milanit, Ardon Jashari, i cili ka pasur një sezon debutues të vështirë në “San Siro”.

Juventusi po kërkon një mesfushor qendror të ri për verën e ardhshme dhe, sipas raportimeve, Jashari është një nga emrat në listën e “bardhezinjve”.

Klubi po monitoron situatën e tij dhe synon të afrojë një organizator loje për sezonin 2026/27.

Jashari iu bashkua Milanit nga Club Brugge verën e kaluar për rreth 34 milionë euro plus bonuse, por pësoi një dëmtim serioz në fibul vetëm pak ditë pas fillimit të stërvitjeve, gjë që ndikoi në të gjithë sezonin e tij.

Mesfushori i Zvicrës, me prejardhje shqiptare, ka luajtur vetëm 657 minuta në të gjitha garat këtë sezon, duke u aktivizuar në 13 ndeshje dhe duke qëndruar 15 herë në stol.

Juventusi kishte shfaqur interesim për Jasharin edhe vitin e kaluar dhe mund të konsiderojë një marrëveshje me Milanin këtë verë, nëse kushtet financiare janë të favorshme.

Ndërkohë, në listën e objektivave të klubit janë edhe Bernardo Silva i Manchester Cityt dhe Pierre-Emile Hojbjergu i Marseillet.

Juventusi madje ka nisur tashmë bisedimet me rrethin e Bernardos, pasi kontrata e tij me Manchester Cityn skadon në qershor 2026 dhe nuk pritet të rinovohet.

Të ngjashme