Alaba prezantohet te Real Madridi, do ta mbajë fanellën me numër 4

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

David Alaba është prezantuar sot (e mërkurë) si lojtar i ri i Real Madridit, ndërsa ka zgjedhur edhe numrin e fanellën që do ta bart.

Mbrojtësi austriak kishte arritur marrëveshje muajin e kaluar, pasi vendosi të largohet si lojtar i lirë nga Bayern Munich pas 10 viteve karrierë.

Megjithatë, prezantimi i Alabas ka ardhur vetëm sot, pasi lojtari ishte i përfshirë në Euro 2020 me Austrinë.

E veçanta e prezantimit të Alabas te Real Madridi është fanella që ai do ta mbajë veshur.

Të ngjashme