Alaba: Reali ishte opsioni i vetëm

Prishtinë | 23 Kor 2021 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

David Alaba ka dhënë një intervistë të gjatë për Real Madrid TV.

Ai edhe njëherë ka përsëritur ëndrrën që i është bërë realitet duke nënshkruar për Real Madridin.

Alaba ka premtuar se do të jap maksimumin kudo që i kërkon trajneri, Carlo Ancelotti.

“Është një ëndërr të luash për këtë klub, siç kam thënë, nuk është ëndrra vetëm e imja, por shumë futbollistë e ëndërrojnë këtë moment, të luajë një ditë për klubin më të madh në botë”, tha ai në intervistën për Real Madrid TV.

“Për mua nuk kishte opsion tjetër. Real Madrid gjithmonë ishte opsioni i parë. Kur erdhi oferta, që nga momenti i parë e dija se doja të vija këtu. Më pas fola me Kroos dhe Marcelo”.

“Jam një lojtar shumë fleksibil, i cili mund të luajë në pozicione të ndryshme”.

“Kam punuar me Ancelottin, e njoh nga koha te Bayern. Është shumë i madh. Marrëdhënia jonë ishte vërtet shumë e mirë dhe jam i lumtur që do të punojmë sërish së bashku”.

Të ngjashme