Albert Bunjaku prezantohet në rolin e ti te Feronikeli

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli ka emëruar Albert Bunjakun si këshilltar të klubit.

Kampioni i Kosovës ka njoftuar tashmë zyrtarisht emërimin e ish-trajnerit të Kosovës, Albert Bunjakut, si këshilltar të klubit.

Njoftimi i Feronikelit:

Ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaku, ka marrë post të ri në FC Feronikeli, atë të këshilltarit të klubit.

Bunjaku gjithashtu ka marrë edhe postin e Instruktorit Teknik në UEFA, një pozitë e favorshme jo vetëm për të dhe klubin, por për gjithë futbollin kosovar në përgjithësi.

Ai i besoi projektit të klubit, me në krye Presidentin, Naser Ramaj, me të cilin janë akorduar për një bashkëpunim afatgjatë për riorganizimin e klubit.

Kujtojmë se Bunjaku është njëri nga më meritorët që sot Kosova po luan një futboll mjaft cilësor.

Albert Bunjaku, pretendon në rritje të cilësisë së FC Feronikelit dhe shpreson në rritje të përgjithshme të Superligës së Kosovës, ku konkurenca e lartë do të bënte të domosdoshëm fuqizimin e gjitha klubeve pjesëmarrëse në Superligë.

Bunjaku nuk është i pari nga familja e tij si pjesë e FC Feronikelit, pasi që familja Bunjaku ka qenë e lidhur ngushtë me klubin gjatë brezave.

Gjyshi i tij ishte sponsori i parë i KF Feronikelit në atë kohë, gjithashtu edhe babai i tij ishte pjesë e klubit tanë, vazhdimësinë e tyre po e ndjek tani, Albert Bunjaku.

Bunjakut i dëshirojmë shëndet dhe sukses në projektin e KF Feronikelit.

Të ngjashme