Ancelotti nuk mban inat, dëshiron që Reali ta fitojë LK-në

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 10:18 | Nga

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka zbuluar preferencën e tij.

Carlo Ancelotti ka thënë se dëshiron që Real Madrid ta fitojë Ligën e Kampionëve pasi eliminoi Bayern Munichun në çerekfinale.

“Unë jam shumë i dhënë pas këtij ekipi, unë jam një tifoz i Real Madrid dhe i uroj më të mirën për të Zizoun dhe lojtarët”, ka deklaruar Ancelotti pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid e Atletico Madrid janë dy skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinale kurse dy ekipet e tjera do t’i mësojmë sonte pas dueleve Barcelona – Juventus, Monaco – Borussia Dortmund.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme