Andre Silva objektiv i Manchester Unitedit për repartin ofensivë

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Andre Silva ka ‘rilindur’ me t’iu bashkua skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt.

Pas disa viteve të errëta te Milani dhe Sevilla, sulmuesi portugez ka gjetur formën e mirë dhe po shkëlqen në Bundesliga.

Portugezi falë formës së mirë ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane, që duan transferimin e tij në verë.

Manchester United vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm dhe Andre Silva pëlqehet shumë nga gjiganti anglez.

Drejtuesit e Djajve të Kuq kanë nisur menjëherë punën për t’i siguruar trajnerit Ole Gunnar Solskjær lojtarin e shumë kërkuar.

Sipas mediave, në krye të listës së klubit anglez ka përfunduar Andre Silva, i cili këtë sezon po shkëlqen me fanellën e Eintracht Frankfurt duke realizuar 19 gola në 22 paraqitje me klubin gjerman.

Paraqitja e shkëlqyer e portugezit në Bundesligë ka bërë që anglezët të vihen në gjurmët e tij.

Për të arritur te kartoni i 25-vjeçarit Manchester United më parë duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Atletico Madrid që është futur në garë për futbollistin.

Vlen të përmendet se vlera momentale e Silvas sillet rreth 50 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme