Anthony Joshua konfirmon se është “mbret” i botës, me ndërprerje

Cardiff | 29 Tet 2017 | 00:48 | Nga

Anthony Joshua është rikonfirmuar kampion i botës në peshat e rënda në boks, duke mbrojtur titujt IBF, WBA dhe IBO.

Joshua e mposhti boksierin nga Kameruni, Carlos Takam, në një meç të zjarrtë në Cardiff.

Britaniku të shtunën mbrëma mbrojti titullin në Cardiff në “Principality Stadium”, para më shumë se 70 mijë shikuesve dhe milionave të tjerë para ekraneve, duke e mposhtur Carlos Takamin.

Joshua dominoi meçin që nga fillimi. Ai fillimisht i çau syrin e djathtë kundërshtarit e më pas gjatë raundeve edhe atë të majtë, çka shtyri gjyqtarin të ndërpresë me meçin, për t’ia mundësuar Joshuas të mbrojë titullin e botës.

Joshua fitoi në raundin e dhjetë, me ndërprerje të gjyqtarit kryesor. Britaniku paraprakisht bëri disa goditje të fuqishme ndaj Takamit në këtë raund.

Kjo ishte fitorja e 20-të në aq meçe deri më tani në karrierë për Joshuan. 19 ishin me nokaut dhe kjo tani e ndërprerë para kohe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme