Arsim Thaqi: Kam dyshime te dy penalltitë e Prishtinës

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Malisheva ka pësuar humbje në kryeqytet ndaj Prishtinës, Kjo ndeshje është mbyllur me rezultatin e ngushtë, 2-1.

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi ka thënë se ka dyshime për dy penalltitë e Prishtinës.

“Ekuilibrin e lojës tonë e prishën dy penalltitë për të cilat i kam dilemat e mia”.

“Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë sepse nuk kishim çfarë të humbim”.

“Arritëm të shënojmë një gol por nuk shfrytëzuam edhe rastet tjera që i patëm. Prishtinës i uroj fitoren’, ka thënë Thaqi.

Të ngjashme