Atletico Madridi synon transferimin e Dybalas për 80 milionë euro

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Në kërkim të një sulmuesi të ri që do të ishte shumë efektiv pas largimit të Diego Costas, zyrtarët e Atletico Madridit po e mendojnë transferimin e Paulo Dybalas për 80 milionë euro.

Juventusi, në afatin kalimtar veror, hodhi poshtë disa oferta për 26-vjeçarin argjentinas të sulmit, transmeton KTV. Të interesuar për sigurimin e shërbimeve të tij ishin Manchester Unitedi, PSG-ja dhe Tottenhami në verë, në kohën kur Dybala nuk pëlqehej edhe aq shumë nga Maurizio Sarri.

Megjithatë, Dybala tani ka nisur ta marrë veten dhe po përshtatet mirë në lojën e teknikut italian dhe në nëntë ndeshjet e para ka shënuar tri herë e ka asistuar në po aq raste.

Kontrata e yllit argjentinas të Juventusit përfundon në vitin 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme