Barça 2022: 11-shja që po emocionon tifozët e Barcelonës

Prishtinë | 19 Dhj 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Talentët e rinj të Barcelonës i dhanë fitoren katalonasve të shtunën. Gavi, Nico e Jutgla shënuan për fitoren 3:2 të Barcelonës ndaj Elches.

Talentët e rinj të Barcelonës japin shpresa se viti 2022 do të jetë shumë më i mirë se ky aktual.

Xavi Hernandez pret rritje të ndjeshme të ekipit në vitin e ri.

Ai shpreson që të rikuperohen Ansu Fati dhe Pedri fillimisht, shkruan Gazeta Express.

Përveç rikthimeve nga lëndimet, Xavi shpreson ta forcojë skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit dhe prioriteti është Ferran Torres.

Nëse këto operacione realizohen, Barcelona do ta kishte një formacion që do të garonte me ekipet më të mira evropiane.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës për vitin 2022:

Ter Stegen, Alves, Araujo, Piqué, Alba; Busquets, Pedri, Gavi; Dembélé, Ansu, Ferran Torres.

Të ngjashme