Barcelona konfirmon pagesën prej 222 milionë eurove nga avokatët e Neymarit

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 19:27 | Nga

Barcelona ka konfirmuar se të enjten është kryer pagesa prej 222 milionë eurove nga PSG për Neymarin.

Klubi katalunas ka bërë me dije se përfaqësuesit ligjorë të sulmuesit brazilian kanë kryer pagesën për prishjen e njëanshme të kontratës së sulmuesit brazilian.

“Të enjten pasdite përfaqësuesit ligjorë të Neymar Jr kanë vizituar personalisht zyrat e klubit katalunase dhe kanë bërë pagesën prej 222 milionë eurove në emër të lojtarit”, thuhet fillimisht në njoftimin e Barcelonës.

“Kjo pagesë është bërë në lidhje me ndërprerjen e njëanshme të kontratës që bashkonte të dyja palët”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme