Barcelona refuzon t’ia shesë Semedon Atletico-s

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madrid është i interesuar në transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Nelson Semedo, konfirmon Goal.

Raportet kanë sugjeruar që portugezi mund të jetë në listën e lojtarëve që katalunasit dëshirojnë t’i largojnë.

Sidoqoftë, disa burime nga Barcelona e kanë konfirmuar që klubi nuk e ka ndërmend që ta shesë Semedon pasi që beson se ai ende mund t’i japë shumë kampionit spanjoll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme