Barcelona vë në shitje tre lojtarë

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Barcelona duhet detyrimisht që të shesë disa nga lojtarët, në mënyrë që të bëjë lirimin e pagave, për të regjistruar lojtarët e rinj.

Sergio Aguero, Memphis Depay dhe Eric Garcia ende nuk janë regjistruar si lojtarë të klubit kataluanas, pasi pagat në klub kanë kaluar limitin.

Andaj, sipas asaj që raporton Diario Sport, Barcelona është e gatshme të shesë Sergino Destin, Clement Lenglet dhe Samuel Umtitin në këtë afat.

Tashmë ka disa skuadra të interesuara për treshen, mirëpo Barcelona kërkon mbi 100 milionë fitime nga shitja e tyre.

Blaugranasit janë në dijeni se po ashtu gjenden në një krizë financiare dhe kanë ende punë për të bindur Lionel Messin që të rinovojë kontratën.

Mirëpo, pa larguar këta tre lojtarë, lëvizje të tilla nuk mund të bëhen.

Të ngjashme