Basketbollisti Yll Gashi, sportist i vitit 2017 në Rahovec

Rahovec | 20 Jan 2018 | 13:27 | Nga

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec ka organizuar ceremonialin e shpalljes së sportistit të vitit 2017, ku janë përzgjedhur më të mirët në shumë sporte.

Drejtori i Drejtorisë për KRS, Ervin Hoxha, u shpreh i nderuar që i është ofruar rasti të jetë me më të mirët e Rahovecit, dhe apostrofoi sfidat nëpër të cilat ka kaluar sporti në qytetin e rrushit, por edhe në gjendje jo të lakmuar, basketbollistët e Rahovecit janë ata që e rrumbullakojnë vitin e suksesshëm.

Kryetari Smajl Latifi, ka thënë se  gjatë mandatit të tij do të jetë partnerë serioz i sportistëve, ndërkaq theksoi se për palestrën janë dedikuar mjete financiare, duke thënë në vazhdim se tenderi është në rivlerësim.

Me mirënjohje janë nderuar futbollisti i KF Rahoveci, Muhamed Shehu, Xhemali Veliu nga Shoqata e Peshkatarëve, Fidan Kryeziu futbollist i KF Xërxa, grupi i tifozëve “Ultras Vreshtarët”, shahistet Hafife Kollari dhe Enesa Sharku.

Poashtu me mirënjohje janë nderuar sportistët Rahovecas jashtë vendit, shahistët Murtez Hondozi dhe Hysen Sharku, dhe boksieri Habib Vuçitërna.

Si lojtar jo Rahovecas është nderuar me mirënjohje të veçantë, basketbollisti Mustafë Merovci, ndërsa Meriton Korenica me mirënjohje për kontribut në KF Liria.

Klubi më i mirë u shpall KB Rahoveci, trajneri më i mirë Fadil Vuçitërna, punëtor më i mirë sportiv Fidan Rama i KB Rahoveci, ndërsa epiteti i sportistit më të mirë të Rahovecit për vitin 2017,  i takoi basketbollistit të KB Rahoveci, Yll Gashit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme