Bonucci i impresionuar nga Nënë Tereza (Foto)

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 17:36 | Nga

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, ka shfrytëzuar vizitën në Shkup jo vetëm për futboll.

Bonucci ka vizituar figurën e humanistes së madhe shqiptare, Nënë Terezës.

“Unë mund të bëj gjëra që ti nuk mundesh, ti mund të bësh gjëra që unë nuk mundem. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”, ka shkruar Bonucci këtë thënie të njohur të Nënë Terezës në fotografinë që e ka publikuar në rrjetet sociale.

Ndeshja mes Shkëndijës dhe Milanit zhvillohet sonte me fillim prej 20:45.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme