Bunjaku s’bëri asnjë zëvendësim, lojtarët që mund t’i inkuadronte

Prishtinë | 12 Nën 2016 | 21:55 | Nga

Albert Bunjaku është tema kryesore pas humbjes së radhës së Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës.

Kosova ka pësuar humbjen e tretë më radhë në kualifikimet për Kupën e Botës, pasi është mposhtur në udhëtim nga Turqia me rezultat 2:0.

Më shumë se sa rezultati befasoi vendimi i trajnerit Albert Bunjaku, i cili për 90 minuta nuk bëri asnjë zëvendësim edhe pse kishte në bankë rezervë disa futbollistë shumë të mirë.

Besar Halimi ka mundur të inkuadrohet në pjesën e dytë, kur dihet se është i vetmi futbollist i Kombëtares së Kosovës që luan në njërën nga 5 ligat më të mëdha në Evropë, te skuadra e Mainzit në Bundesliga.

Lojtar tjetër që ka mundur të inkuadrohet në pjesën e dytë ishte edhe Alban Meha, i cili me përvojën dhe goditjet e tij precize, do të mund të ndihmonte skuadrën të shënonte ndonjë gol.

Po ashtu Banjaku ka mundur që në lojë ta inkuadronte edhe Eroll Zejnullahun, i cili po luan shumë mirë te skuadra e tij gjermane, Union Berlin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme