Buzëqesh Casillas, e harron sulmin në zemër dhe iu kthehet stërvitjeve

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Iker Casillas e ka lënë prapa krahëve sulmin në zemër, të cilin e pësoi muaj më parë dhe sot u është kthyer stërvitjeve me ekipin e tij, Porto

Infarkti që e kishte goditur dy muaj më parë gjatë një stërvitjeje me Porton e tij mbetet vetëm një kujtim i keq.

Iker Casillas është paraqitur sot në stërvitjen e parë parasezonale së bashku me shokët e skuadrës.

Një rikthim në fushë, të cilin e ka bërë të ditur vetë portieri legjendar përmes llogarisë së tij në Twitter.

“I kthehem punës. Dita e parë”, ka shkruar ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës në rrjetin social. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme