Caktohet orari i dy ndeshjeve të mbetura të Superligës

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit e ka caktuar orarin e ndeshjeve të mbetura të Superligës së Kosovës në Futboll.

Kësisoj, ndeshja e mbetur e javës së parë, Drita – Llapi, do të zhvillohet të shtunën (më 10 tetor), derisa ndeshja e javës së dytë Drita – Trepça’89, do të zhvillohet të mërkurën (më 14 tetor).

Ndërkohë, për terminin e ndeshjes së mbetur të javës së 3-të, Prishtina – Drita, shtëpia e futbollit kosovar do të vendosë më vonë. 

Të ngjashme