Chelsea ka gati ofertën e parë për Chilwell

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është i gatshëm të bëjë ofertën e parë për mbrojtësin e krahut të Leicester Cityt, Ben Chilwell.

Blutë e Londrës kanë zyrtarizuar tashmë marrëveshjet për sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner dhe mesfushorin e Ajaxit, Hakim Ziyech.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge nuk e kanë në mend të ndalen dhe synojnë të përforcojnë edhe mbrojtjen.

Sipas mediumit francez Le 10 Sport, Chelsea do të përqendrojë vëmendjen e tyre te Chilwell.

Një ofertë e parë e Bluve drejt Dhelprave pritet të paraqitet brenda disa ditësh.

Sugjerohet që një ofertë mbi 45 milionë euro do të kërkohet për të bindur Leicester Cityn të ndahet me mbrojtësin anglez.

Ndryshe, Chilwell e rinisi mirë sezonin në Ligën Premier, duke shënuar gol në barazimin 1-1 ndaj Watfordit.

Të ngjashme