Chelsea në garë për Alissonin

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 15:25 | Nga

Pas Manchester Unitedit, edhe skuadra e Chelseat është futur në garë për shërbimet e portierit të Romës, brazilianit Alisson, raporton “Daily Mirror”.

Chelsea e sheh Alissonin si zëvendësim adekuat për belgun Thibaut Courtois që pritet të largohet nga “Stamford Bridge” në fund të këtij edicioni.

Për transferimin e Alissonit, ekipi londinez është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro.

Alisson këtë edicion po vlerësohet si portieri më i mirë në Serie A.

25-vjeçari është i pazëvendësueshëm te Roma, duke regjistruar 33 paraqitje në të gjitha garat.

Alisson te Roma u transferua në vitin 2016 nga Internacionali për tetë milionë euro dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme