Chelsea planifikon transferime të mëdha për këtë verë

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Chelsea synon të firmos me Kai Havertzin e Bayer Leverkusenit këtë verë, ka njoftuar Sky Sports të martën.

Leverkuseni nuk ka pranuar ofertë zyrtare për 20-vjeçarin, por besohet se Real Madridi dhe Bayern Muencheni kanë biseduar me klubin për të.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është i vendosur t’i jap shtytje të madhe në afatin kalimtar trajnerit Frank Lampard. Tashmë është arritur marrëveshja në parim me sulmuesin e RB Leipzigut, Timo Werner.

Mbrojtësi i majtë i Leicesterit, Ben Chilwell mbetet synimi numër një i Chelseat, ndërkohë që Hakim Ziyech do të bashkohet nga Ajaxi në korrik.

Havertz, që ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2022, ka ngjallë interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane. Reprezentuesi i Gjermanisë ka shënuar 15 gola dhe ka bërë tetë asistime në 38 ndeshje këtë edicion.

Të ngjashme