Chelsea pritet ta shkarkojë edhe Sarrin

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Gazzetta dello Sport pretendon se Chelsea është duke u përgatitur për ta shkarkuar edhe trajnerin aktual, Maurizio Sarrin, pavarësisht rezultatit në finalen e Ligës së Evropës. Sarri mund të shkojë në Romë, Milan apo Juventus.

Sipas gazetës italiane, pronari i Chelseat, Roman Abramovich, do ta shkarkojë Maurizio Sarrin sapo të përfundojë ky sezon, për shkak të marrëdhënies së tij jo edhe aq të mirë me tifozët e klubit.

Ish-trajneri i Napolit ka arritur ta udhëzojë Chelsean drejt kthimit në Ligën e Kampionëve dhe i ka dërguar “The Blues” në dy finale këtë sezon – League Cup, të cilën e humbi kundër Manchester Cityt, dhe Ligën e Evropës, ku do të përballet me Arsenalin.

Përkundër këtyre arritjeve, raportohet se Sarri nuk do të mbijetojë në Londër përtej këtij sezoni, pasi që stili i tij i lojës nuk pëlqehet nga tifozët, të cilët nganjëherë dëgjohen duke e sharë stilin e tij të lojës në Stamford Bridge.

La Gazzeta beson se Roma dhe Milani janë dy klubet që kanë më së shumti gjasa që ta marrin Sarrin për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, nëse Milani arrin të kualifikohet në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, Gennaro Gattuso do të mbeten në postin e trajnerit.

Chelsea është bërë ekip i njohur për padurimin me trajnerët, të cilët shpeshherë i ka shkarkuar nga pozita e trajnerit para se t’u përfundojë kontratë. Kjo gjë vlen edhe për paraardhësin e Sarrit, Antonio Conte.

Conte ka mbetur i papunësuar që nga fundi i sezonit të kaluar, kur u shkarkua nga Chelsea. Në vend të tij, klubi londinez e emëroi Maurizio Sarrin. Që nga atëherë, Conte dhe Chelsea kanë qenë të përfshirë në një betejë ligjore.

Trajneri italian pretendon se Chelsea nuk i la mundësi që ta merrte drejtimin e ndonjë klubi tjetër këtë sezon, pasi që nuk e shkarkoi në kohë. Ndërsa, Chelsea pretendon se Conte e kishte merituar shkarkimin, për shkak të dështimit në sezonin e fundit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme