Chelsea s’e shet Courtoisin te Reali pa e gjetur zëvendësuesin e tij

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 13:07 | Nga

Chelsea nuk do të rinisë bisedimet me Real Madridin për portierin Thibaut Courtois.

Kjo deri kur klubi londinez të mos e gjejë zëvendësuesin e tij në portë, shkruan Sky, përcjell Klan Kosova.

Real Madrid ka bërë një ofertë për nënkampionin e botës me Belgjikën në vlerë prej 32 milionë funtave, kontrata e të cilit skadon në verën tjetër.

Kushtet personale thuhet se nuk janë problem, por që Courtois do ta nisë sezonin në Stamford Bridge nëse Chelsea nuk arrin të blejë një portier.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme