Courtois mirëpret Hazardin: Mirë se vini në klubin më të mirë në botë

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois i ka uruar mirëseardhje ish-bashkëlojtarit dhe bashkëkombësit të tij, Eden Hazard.

Hazard ka përfunduar me sukses transferimin e tij nga Chelsea te Real Madridi për 100 milionë euro gjatë të premtes.

Ky transferim i Hazardit është mirëpritur në Real Madrid nga Courtois, i cili ka kaluar kohë së bashku me të tek Chelsea si dhe shokë skuadre te Belgjika

Pas një viti larg njëri-tjetrit, pasi Courtois u transferua në Bernabeu verën e kaluar, të dy janë tani janë ribashkuar dhe portieri i ka uruar mirëseardhje

“Mirë se erdhët në klubin më të mirë në botë”, ka shkruar portieri belg në postimin e tij në Twitter.

Dyshja është aktualisht në detyrë ndërkombëtare së bashku përpara ndeshjeve të Belgjikës kundër Kazakistanit dhe Skocisë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme