Courtoisi kërkon transferimin në Real Madrid

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 15:09 | Nga

Christophe Henrotay, agjent i portierit të Chelsea-t, Thibaut Courtois, ka kërkuar nga klubi të lëshojë belgun të shkojë në Real Madrid.

Gardiani dëshiron të kthehet në Spanjë, ku kaloi dy vjet në huazim te Atletico Madrid, në mënyrë që të jetë afër familjes së tij.

“Kam dëgjuar se Chelsea ka thënë se gjithçka varet nga Thibaut, por ai ua ka bërë të qartë që opsioni më i mirë për të është shkuarja në Real Madrid”, tha agjenti i lojtarit.

Disa fansa të portierit e kanë kritikuar atë, duke thënë se shkuarja e tij te Los Blancos është vetëm për arsye financiare, por këtë e ka mohuar Henrotay.

“Ai ka refuzuar një ofertë më të mirë të një klubi tjetër, ky është një vendim më shumë se financiar”, ka shtuar  ai.

Courtois i kanë mbetur edhe pak ditë që t’i bindë drejtuesit e Chelsea-t që ta lirojnë atë pasi që të enjten mbyllet afati kalimtar i transferimeve në Angli.

https://youtu.be/MGr6nhpfYq8

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme