Derbi i Londrës Veriore: Tottenhami me mungesa të mëdha ndaj Arsenalit

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspur dhe Arsenal do të përballen nesër (e shtune) me fillim nga ora 13:30.

Në derbin e madh të Londrës Veriore, Tottenham do të jenë me dy mungesa të mëdha për përballjen me ‘Gunners’.

Jan Vertonghen dhe Harry Winks pritet të mungojnë kundër Arsenal, si pasojë e lëndimit.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino, në konferencën për shtyp, para ndeshjes.

“Nuk e di, sepse ne do të stërvitemi edhe në mbrëmje dhe do të shohim” ka thënë Pochettino referuar dyshes.

“Nuk mund të them 50/50 apo ndonjë përqindje tjetër. Ne duhet të sigurohemi nëse ata janë të gatshëm apo jo” ka thënë tutje ai.

Tottenham nuk do të mund të llogarisë as në reprezentuesin anglez, Dele Alli, që do të jetë mungesa më e madhe. 

Të ngjashme