Djali i Wayne Rooneyn nënshkruan për Manchester Unitedin

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Wayne Rooney ka bërë një karrierë të mahnitshme me Manchester United duke fituar shumë trofe dhe duke vendosur emrin e tij përkrah legjendave të klubit.

Tani është radha e të birit të tij, Kai Wayne Rooney, i cili në moshën 11-vjeçare ka nënshkruar kontratën e tij të parë në karrierë.

Ai pikërisht ka nënshkruar me klubin ku babai i tij ka lënë gjurmë.

Wayne Rooney i cili aktualisht është trajner i Derbyt ka shkruar se ky është moment krenarie.

“Ditë krenarie. Kai nënshkruar për Man Utd. Vazhdo punën e madhe djalosh”, ka shkruar Wayne, në një foto të postuar me djalin dhe gruan e tij Colleen.

Rooney në United ka zhvilluar 559 ndeshje, duke shënuar 253 gola dhe duke fituar pesë tituj të Ligës Premier, një Ligë të Kampionëve, një Ligë të Evropës, një Kupë FA dhe tre Kupa të Ligës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme