Driton Kuka pas eliminimit të Majlinda Kelmendit: Do jesh gjithmonë kampione Olimpike

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Kampionia olimpike e Rio 2016, Majlinda Kelmendi, nuk arrin të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Ajo pësoi humbje në luftën e parë nga hungarezja, Reka Pupp.

Trajneri i saj, Driton Kuka, ka reaguar pas eliminimit të saj në rrjetin social Facebook.

Postimi pa ndëryrje i trajnerit Driton Kuka

Krenaria e veprimtarisë time …
Majlinda të falenderoj për jetë!
Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike,Botërore e Evropiane!
Sot mos u hidhëro,puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande,për mua,familjet tona,popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrieres.
Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë.
Mos u hidhëro sot të lutem,kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar!
Zoti të ka shpërblyer punën tande,lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht.
Kokën lartë Majlinda!
Krenar me ty deri në frymën time të fundit ….

Të ngjashme