Durant nuk mjafton për Warriors, tjetër fitore per Houston

Prishtinë | 04 Shk 2018 | 10:05 | Nga

Kevin Durant nuk ka mjaftuar këtë mbrëmje, për t’i dhënë vazhdimësi rezultateve të Warriors, që kanë humbur në sfidën me Denverin, me rezultatin 115:108. Durant shënoi 31 pikë, 7 asiste dhe 6 rikuperime, ndërsa në fund të periodës së 3-të, Golden State kishte një avantazh të lehtë dhe u duk sikur do regjistronte një tjetër fitore. Por Denver Nuggets reagoi fuqishëm në fraksionin e fundit, të cilin e fitoi me rezultatin 38:25, duke siguruar edhe triumfin në gjithë takimin.

Houston Rockets regjistroi mbrëmë fitoren e 9-të, në 10 sfidat e fundit, duke iu afrua ndjeshëm Golden State, në krye të renditjes, në Konferencën e Perëndimit. Përballë Cleveland Cavaliers, Rockets e zgjidhën gjithçka në gjysmën e parë të sfidës, duke krijuar edhe një distancë prej 26 pikësh, e pamundur për t’u përmbysur në pjesën e mbetur. Chris Paul dhe Ryan Anderson, ishin lokomotiva e fitores për Houston, duke regjistruar 43 pikë, 12 asiste dhe 16 rikuperime në total.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme