E Arta e Kosovës, Distria Krasniqi

Prishtinë | 24 Kor 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Distria Krasniqi e ka siguruar medalje e artë në “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën, raporton Gazeta Express.

Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.

Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në Rio 2016.

Majlinda dhe sportistët tjerë do të garojnë ditëve në vijim, çka do të thotë se Kosova ka shanse të kthehet nga Tokio edhe me të tjera medalje Olimpike.

Të ngjashme