Ekipi i Kosovës në xhudo, dëshmi se në sport çdo gjë është e mundur

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Franca është renditur në vendin e parë të vendeve më të suksesshme në turneun Grand Prix të xhudos që prej të premtes deri të dielën u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Franca fitoi tri medalje të arta ndër të tjera, ndërsa tri vende të tjera i kanë fituar nga dy medalje të arta. Ndër to edhe Kosova.

Derisa Kosova në Tbilisi është paraqitur me vetëm dy xhudiste, Franca ka pasur një ekip të madh prej plot 20 xhudistësh. Dhe në fund dallimi në të arta, ishte një, shkruan sot Koha Ditore.

Fakti se Kosova me dy xhudiste ka fituar dy të arta dhe ishte prej vendeve më të suksesshme me ekip kaq të vogël, u ka rënë në sy zyrtarëve të lartë të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF).

Në fakt Kosova vazhdimisht paraqitet me pak garues, më së shumti pesë, në garat e turit botëror të xhudos. Por thuajse gjithnjë garuesit e Kosovës fitojnë medalje. Daniel Florin Lascau, që ka fituar titull të botës për Gjermaninë në vitin 1991, ka thënë se dy medaljet e arta në Tbilisi dëshmojnë për potencialin e madh të ekipit të vogël të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme