Ekipi i Kosovës në xhudo është testuar për Coronavirus, të gjithë kanë rezultuar negativë

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i xhudos i Kosovës është testuar për COVID-19 dje dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Lajmin e ka kumtuar trajneri i përfaqësueses së Kosovës në xhudo Driton Kuka.

Ekipi ka udhëtuar në Poreç të Kroacisë në stërvitje të përbashkëta me reprezentuesit e Kroacisë dhe Sllovenisë.

“Ekipi ynë Elitar dje u testua dhe që të gjithë dolën negativ! Tashmë kemi udhëtuar në stërvitje të përbashkëta me reprezentuesit Kroat e Slloven në Poreç të Kroacisë”.

“Ishte kënaqësi bashkëpunimi me Profesorin e nderuar Naser Ramadani i cili është në krye të heronjve mantelbardhë që po përballen në vijën e parë të frontit kundër pandemisë! Falënderim i veçantë për Dr Adnora Nurboja udhëheqëse dhe stafit nga Peja për testime. Me njerëz si ju Kosova do ja dal edhe kësaj sfide. Të përkrahim këta heronj me kujdes të shtuar, të ruajmë familjet tona, miqtë tanë e popullin e Kosovës”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme