Ekipi i Shqipërisë parakalon në ceremoninë e hapjes së “Tokio 2020”

Prishtinë | 23 Kor 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i sportistëve shqiptarë para pak minutash ka parakaluar në Stadiumin Olimpik të Tokyos.

Në lojërat olimpike “Tokio 2020”, Shqipëria po përfaqësohet nga tetë sportistë, shkruan KlanKosova.tv.

Ndërkaq vetëm gjashtë zyrtarë janë pjesë e këtij eventi nga radhët e Shqipërisë për shkak të kufizimeve të COVID-19.

Flamurin kombëtar është valëvitur nga sportistët Briken Calja dhe Luiza Gega.

Më poshtë e gjeni videon e parakalimit të ekipit shqiptar.

Të ngjashme